Pioli refuzon shkarkimin nga Fiorentina
Trajneri i Fiorentinës Stefano Pioli ka pasur një bisedë të gjatë telefonike me drejtuesit e klubit ku dhe ka refuzuar të pranojë shkarkimin nga klubi pas rezultateve të dobëta në ligën italiane.
“Viola” gjendet në pozitën e 19-të të tabelës me vetëm katër pikë nga 10 ndeshje, dhe drejtuesin e skuadrës kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit italian , mirëpo përgjigjja ka qenë negative nga Pioli.
Burimet nga Italia thonë se Stefano Pioli është i gatshëm të ndryshojë detajet e kontratës së tij 3 vjeqare me Fiorentinan mirëpo nuk do të pranojë shkarkimin.
Fiorentina rikthehet në fushën e blertë kundër Mainz në kuadër të Ligës së Konferencës.
Trajneri i grupmoshave U20 të Fiorentinas mund të jetë trajneri që do të zëvendësonte Piolin në rast largimi.



