
Pioli: Spezia fitoi me meritë
14 shkurt 2021
| 17:23
Stefano Pioli pretendon se kjo ishte ‘disfata e parë e merituar’ e Milanit në Serinë A, pasi u mposht nga Spezia në çdo mënyrë.
“Rossonerët” pësuan humbjen e tyre të tretë në këtë sezon të Serisë A dhe atëherë kur pritej më së paku. Kjo do të ishte fundjava kur ata shfrytëzuan humbjen e Juventusit ndaj Napolit dhe Interit me një provë të ndërlikuar kundër Lazios, por në vend të kësaj ata dështuan keq. Pas ndeshjes, Pioli deklaroi se kjo ishte humbja e tyre e parë e merituar në këtë edicion.
“Sigurisht se duhet të reagojmë dhe do të bëjmë. Spezia fitoi me meritë. Kjo është humbja jonë e parë e merituar e sezonit, pasi nuk kishim mjaft cilësi apo intensitet, kështu që kundërshtarët tanë me të drejtë shfrytëzuan avantazhin”, ka thënë Pioli.