Pipero: Ishte e pritshme rritja e rasteve me Covid-19

17 qershor 2020 | 00:32

Rritja e rasteve me Covid-19 ka shkaktuar panik dhe frikë për një valë të dytë të virusit.

I futar në emisionin ”Tempora” në ”RTV Ora”, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha se kjo situatë ishte e pritshme sepse virusi vazhdon të qarkullojë.

Pëllumb Pipero: ”Situata ishte e pritshme sepse e para nuk ka ndodhur vetëm te ne por pothuajse te të gjitha vendet pas rihapjes. Në këtë aspekt situata ishte e pritshme jo vetëm me rastet pozitive. Duhet të jemi koshient, raste ka dhe do të ketë sepse virusi vazhdon të qarkullojë.
Rastet e shtruara në spital natyrisht nuk janë me ritmet e fazës së parë. Nëse në fazën e parë të epidemisë, pothuajse 50 e rasteve pozitive shtroheshin në spital, tashmë mund ta bëni vetë llogarinë, sa shtrohen në spital, janë shtruar 7, 8 ose 10 raste. Situata ishte e pritshme, do kishte shtim të rasteve”.

Pipero tha se karantinimi dhe masat e distancimit social ishin e vetmja zgjidhja por jo zgjidhje definitive për pandeminë.

Sipas tij, pandemia ende nuk ka përfunduar dhe virusi vazhdon të qarkullojë.

Pëllumb Pipero: ”Në fillim të kësaj pandemie, e gjithë bota ishte e papërgatirur. Virusi ishte i panjohur tërësisht. E kam thënë që kjo pandemi ishte dhe do të mbetet historike por na dha dhe një mësim historik. Dua të them që karantinimi apo masat e distancimit social, diku ekstreme, diku të ashpra siç ishin në vendin tonë, diku të marra në kohë, diku të marra me vonesë, ishin e vetmja zgjedhje por nuk ishin zgjidhje definitive për pandeminë. Situata që po kalojmë aktualisht nuk është e zakonshme, sepse pandemia nuk ka përfunduar dhe virusi vazhdon të qarkullojë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media ka…