Pique: E vështirë që ta fitojmë kampionatin pas barazimit me Sevillan

20 qershor 2020 | 16:27

Pas barazimit ndaj Sevillas, diferenca e pikëve mes Barcelonë dhe Realit ka shkuar vetëm në 3 pikë, teksa të dielën madrilenët mund të marrin kryesimin e kampionatit për shkak të avantazhit në ndeshje direkte.

Gerard Pique pas barazimit ndaj Sevillas, shumë i irrituar për rezultatin deklaroi: “Mendoj se do të jetë e vështirë ta fitojmë kampionatin. Do bëjmë gjithçka mundemi, por nuk mendoj se Reali do të lërë shumë pikë. Nuk është më në dorën tonë dhe do të jetë e vështirë që Reali të lërë pikë. Nga sa kemi parë në dy ndeshjet e fundit, do të jetë e vështirë. Kishim më shumë shanse për gol dhe kontroll të topit. I krijuam rastet, por nuk shënuam. Sevilla është në vendin e tretë dhe janë një ekip i nivelit të tillë. Barazimi na lë në një pozitë ku titulli nuk varet më nga ne”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili është bërë shteti i dytë në botë që ka…