
Piraj: Për herë të parë po importojmë kënaqe për produkte të konservuare pa taksë doganore
Afaristi i njohur kosovar, pronari i “MEKA-s”, Burim Piraj ka njoftuar përmes llogarisë së vet në “Facebook” se nga e hënë për herë të parë kanë importuar kanaçe për produktet e konservuara pa taksë doganore.
Piraj në postimin e tij në “Facebook, ka theksuar se që nga viti 2006 kur është nënshkruar traktati i CEFT-a, “ne kemi qenë të pa barabartë në tregun tonë”.
“Të gjithë produktet e konservuara nga CEFT-a janë importuar në Kosovë pa asnjë taksë e ne kemi paguar taksa. Edhe pse tepër vonë, prapë ky është një hap i madh drejt përmirësimit të pozitës së prodhuesve vendor”, ka shkruar Piraj.
Ai ka shtuar se një meritë të madhe për këtë ndryshim pozitiv e ka Dogana e Kosovës dhe Ministria e Financave.
“Patjetër se sikur që i kritikoj më duhet këtë herë të lëvdoj Qeverinë për këtë hap. Një meritë shumë të madhe për këtë ndryshim pozitiv e ka Dogana e Kosovës me drejtorin aktual si dhe Ministria e Financave me ministrin aktual”, është shprehur afaristi Burim Piraj.
Postimi i plotë i Pirajt:
Njerëz të mirë!
Sot hera e parë që po importojmë kënaqe për produkte të konservuare pa taksë doganore.
Që nga viti 2006 kur është nënshkruar traktati i CEFT-a ne kemi qenë të pa barabartë në tregun tonë.
Të gjithë produktet e konservuara nga CEFT-a janë importuar në Kosovë pa asnjë taksë e ne kemi paguar taksa.
Edhe pse tepër vonë, prapë ky është një hap i madh drejt përmirësimit të pozitës së prodhuesve vendor.
Patjetër se sikur që i kritikoj më duhet këtë herë të lëvdoj Qeverinë për këtë hap.
Një meritë shumë të madhe për këtë ndryshim pozitiv e ka Dogana e Kosovës me drejtorin aktual si dhe Ministria e Financave me ministrin aktual.
Respekt!