Pirlo, Interit: Juventusi do të luftojë deri në frymën e fundit

23 shkurt 2021 | 10:00

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka paralajmëruar Interin se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për titull në Serie A, pas fitores bindëse 3:0 kundër Crotones të hënën.

Cristiano Ronaldo i shënoi dy gola me kokë para se Weston McKennie ta vuloste fitoren e bardhezinjve në “Allianz Stadium”.

Pirlo tha pas ndeshjes së djelmoshat e tij e nisën takimin paksa të nevrikosur por u ndihmuan nga golat e portugezit para pushimit mes pjesëve.

“Ne e nisëm ndeshjen paksa të nevrikosur, mbase sepse disfata e fundit ka kishte nervozuar. Por pastaj golat na ndihmuan dhe na dhanë qetësi në mendje”, ka thënë Pirlo.

Juventusi ngel tetë pikë prapa Interit, edhe pse e ka zhvilluar një ndeshje më pak se rivali i tij, por Pirlo vazhdon të besojë se bardhezinjtë mund ta fitojnë titullin e 10-të radhazi në Serie A.

“Interi ka shumë kundërshtarë mbrapa në tabelë dhe ne jemi njëri prej tyre dhe do të luftojmë deri në fund”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gruaja e bosit meksikan të drogës, të burgosur, Joaquín “El…