
Pirlo, pas fitores ndaj Romës: E kemi gjetur entuziazmin
Juventusi arriti një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat ndaj Romës (2-0).
“Ne luajtëm ndeshjen që donim të luanim”, ka thënë Andrea Pirlo pas fitores së gjashtë radhazi të “Zonjës së Vjetër”. Kundër Romës ishte një ndeshje tjetër pa pësuar gol.
“Chiellini po luan mirë si të gjithë. Ai ende ka energji dhe është mirë. Pas disfatës ndaj Interit ne jemi bërë më të fortë dhe kemi gjetur entuziazmin. Edhe në mbrojtje po bëjmë shumë mirë dhe nuk po bëjmë më gabimet e së kaluarës”, ka deklaruar Pirlo.
“Unë kam qenë gjithmonë brenda grupit dhe kampionët e kësaj skuadre gjithmonë më kanë ndihmuar duke sakrifikuar veten. Ne kemi një skuadër shumë konkurruese dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. çdo humbje dhe çdo fitore shërben për tu përmirësuar. Unë kam një klub të shkëlqyer që më mbështet. Këtu ka shumë taktika dhe gjithmonë duhet të gjesh një zgjidhje tjetër”, ka shtuar Pirlo.