Pishinat publike në fokus, IKShPK del me paralajmërim për qytetarët

18 korrik 2025 | 11:48

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dal me thirrje publike për të gjithë qytetarëve që përdorin pishinat publike.

Sipas IKSHPK qytetarët duhet të respektojnë udhëzimet në vijim:

1.Ruani higjienën personale

  • Para hyrjes në pishinë, bëni gjithmonë dush me ujë të rrjedhshëm
  • Përdorni rroba banje të pastra dhe mos hyni në ujë me rroba të zakonshme
  • Ndalohet hyrja në pishinë nëse vuani nga sëmundje infektive , të lëkurës apo të traktit tretës (p.sh. diarreja)
  • Nëse keni plagë të hapura mos hyni në ujë – ato janë portë për infeksione

2.Sjellje e përgjegjshme në pishinë

  • Respektoni rregullat dhe shenjat sinjalizuese
  • Mbani fëmijët nën mbikëqyrje të vazhdueshme
  • Shmangni sjelljet e rrezikshme si vrapimi, zhytjet e papritura apo hedhjet pa kontroll
  1. 3. Ndalohet ndotja e ujit
  • Mos urinoni në ujë – dobëson efektin e klorit dhe përhap infeksione
  • Mos fusni ushqim ose pije në zonën e ujit – kjo rrit rrezikun për ndotje dhe tërheq insekte
  • Fëmijët e vegjël të përdorin pelena të posaçme për ujë
  1. 4. Zgjidhni ambiente të sigurta dhe të mirëmbajtura
  • Frekuentoni vetëm pishinat që plotësojnë kushtet sanitare dhe janë të licencuara
  • Nëse vëreni ujë të turbullt, erë të rëndë apo mungesë pastërtie, mos hyni në ujë dhe raportoni menjëherë

Kujdesi për higjienën dhe respektimi i rregullave ndihmon në mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe të të tjerëve

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atalanta ka refuzuar ofertën e parë prej 40 milionë eurosh…