 
                    Pjesa e parë: Drita – Gjilani dhe Prishtina – Lipjan
                14 shtator 2022
                |  16:07
            
        Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Në derbin e madh, Drita po udhëheq ndaj Gjilanit me rezultat 3-0 me golat e shënuar nga Blendi Baftiu e Marko Simonovskin dy herë.
Në takimin tjetër që po luhet në Lipjan, Prishtina po udhëheq me rezultat bindës 4-1 ndaj Malishevës, duke e përfunduar pothuaj qysh në fraksionin e parë dilemën e fituesit.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        