
Pjesa e parë: PSG-ja po e shkatërron Realin
Paris Saint-Germain ka dhënë një demonstrim force ndaj Real Madridit, duke e mbyllur pjesën e parë të gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube me epërsi bindëse 3-0.
Ndeshja nisi në ora 21:00 me një ritëm të lartë nga kampionët francezë, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 6-të.
Fabian Ruiz zhbllokoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë të ndërtuar nga Ousmane Dembele, me francezin që nuk arriti të godas topin, por kaloi në këmbët e mesfushorit spanjoll, që nuk gaboi.
Vetëm tre minuta më vonë, PSG dyfishoi epërsinë.
Ousmane Dembele, i papërmbajtshëm në krah, përfitoi nga një tjetër gabim në prapavijën e Realit dhe shënoi për 2-0, duke e vënë në vështirësi serioze skuadrën e Xabi Alonsos.
Në minutën e 24-të, Fabian Ruiz realizoi golin e tretë personal dhe të ekipit, këtë herë pas një aksioni të ndërtuar nga krahu i djathtë, ku Achraf Hakimi dhuroi asistin vendimtar ndaj ish-skuadrës së tij.
Real Madridi u duk i shpërqendruar dhe i pasigurt në organizimin mbrojtës, ndërsa PSG shfrytëzoi çdo hapësirë për të krijuar rrezik dhe dominim të plotë në fushë.
Me pjesën e parë që përfundon me rezultatin 3-0, skuadra pariziene është shumë pranë finales, nëse mbajnë këtë nivel loje edhe në 45 minutat e dyta.