Pjesa e parë, Shqipëria po fiton ndaj San Marinos
08 shtator 2021
| 21:39
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me Shqipërisë dhe San Marinos me rezultat 1-0.
Shqipëria ka arritur që të çajë murin mbrojtës të San Marinos me anë të Rey Manaj që ka arritur të ulë bukur brenda zone një top dhe të godasë me të djathtën duke mposhtur portierin pas një krosimi të bukur nga krahu.
VAR ka ndërhyrë duke parë nëse e kishte prekur me dorë dhe pas një momenti pritje, arbitri kryesor ka akorduar vlefshmërinë e tij. Sulmuesi i Spezia-s i huazuar nga Barcelona, ka gjetur edhe golin e dytë më pas, por ishte i parregullt.



