Pjesa e parë: Zvicra bindëse ndaj Kosovës

05 shtator 2025 | 21:41

Zvicra po dominon ndaj Kosovës në ndeshjen kualifikuese që po zhvillohet në Basel, duke përfunduar pjesën e parë me rezultat të thellë 4-0.

Helvetikët kanë qenë dukshëm superiorë ndaj “Dardanëve”, duke kontrolluar lojën dhe konkretizuar rastet. Breel Embolo shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Manuel Akanji dhe Silvan Widmer.

Në pjesën e dytë, trajneri i Kosovës, Franco Foda, mund t’u japë hapësirë disa lojtarëve të stolit, me synimin për të ndalur hovin e zviceranëve dhe për të shmangur një humbje edhe më të rëndë. Gjithashtu, ai mund të kërkojë që ekipi të reagojë për të rikthyer pak dinjitet dhe për të testuar mundësi për formacione të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…