Pjesë e BB VIP3? Modelja e njohur: Është shumë interesat…

07 qershor 2023 | 14:10

Modelja e njohur, Xhesika Berberi, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel. Gjatë intervistës, ajo u pyet në lidhje me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, për të cilët tha se janë një çift perfekt.

Më tej, modelja u pyet edhe për mundësinë që të bëhet pjesë e “Big Brother VIP 3”. Por, bukuroshja tha se nuk e shikon veten në atë formë.

“Nuk e shikoj veten në atë lloji formati. Është shumë interesant, më pëlqen shumë. Por, nuk do dukem shumë interesante, se nuk dua drama. Jam shumë e qetë.”

Pjesë e BB VIP3? Modelja e njohur: Është shumë interesat...

Kujtojmë se disa nga banorët që morën pjesë në ‘Big Brother’ e sezoneve të kaluara janë shprehur më parë se nuk do merrnin pjesë, por e kundërta ndodhi. Mos ndoshta edhe ky është rasti i Xhesikës?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin…