Pjesëmarrja në protestën e Tiranës, Haziri: Është reagim qytetar, jam veteran i luftës

21 tetor 2025 | 15:26

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar pjesëmarrjen e tij në protestën “Unë jam UÇK”, e cila është organizuar të premten në Tiranë.

Ai ka bërë me dije se pjesëmarrja e tij në këtë protestë është një reagim qytetar ndaj padrejtësive që po iu bëhen ndaj ish-krerëve te UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Në një intervistë për “Vox Kosova”, ai ka thënë se është veteran i luftës së UÇK-së.

“Është reagim qytetar. Jam veteran i luftës. Gjithcka që më lidh, kam vendosë për herë të parë pas shumë viteve me marrë pjesë në një manifestim që është më shumë reagim i njerëzve të Kosovës. Përballja me drejtësinë, nuk është as hendikep as turp, zbardhja e të kaluarës është obligim qytetar. Edhe këta që janë atje tani edhe ata që janë ballafaqu në të kaluarën me drejtësinë në Hagë, e kanë bërë këtë. Dështimi i mekanizmave të drejtësisë në Hagë, është proces i joni, jo i atyre”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ua ka shpjeguar “përpjekjet”…