
Pjesëmarrje e lartë e votuesve në Plemetin të Obiliqit
09 shkurt 2025
| 18:35
Qytetarët e Plemetinit në Obiliq kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme.
Deri në orën 17:00, rreth 70% e banorëve kishin hedhur votën e tyre, gjatë një procesi të rregullt dhe pa incidente, njofton Klankosova.tv.
Në këtë fshat jetojnë komunitetet ashkali, egjiptian dhe serb, të cilët po ashtu morën pjesë në zgjedhje.