Pjesëtarët e FSK-së certifikohen në fushën e medias dhe komunikimit

24 shkurt 2021 | 15:30

Në Kazermën “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në Prishtinë, sot u certifikuan pjesëtarët e FSK-së, të cilët kishin mbajtur trajnimin për media të realizuar nga Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) .

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësi që të njoftohen në fushën e medias dhe të komunikimit masiv; njohuri, këto të cilat do të mund t’i përdorin gjatë realizimit të detyrave të tyre, në FSK.

Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin: drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, Ibrahim Shala, drejtoresha ekzekutive e IKMK-së Kaltrina Ajeti, shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në Shtabin e Përgjithshëm, kolonel Ejup Maqedonci dhe shefi i Zyrës së Informimit, nënkolonel Vëllazërim Qerimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hykmete Bajrami, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti,…