Pjesëtarët e Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës dhurojnë gjak

14 qershor 2021 | 14:10

Të hënën në sheshin “Nënë Tereza” me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, pjesëtarët e Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës – NJSO, kanë dalë për të dhuruar gjak vullnetarisht.

“Dhurimi vullnetar i gjakut është vepër humane, prandaj zyrtarët e Policisë gjithnjë shprehin gatishmëri të jenë në shërbim të qytetarëve të vendit”, theksohet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës. Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e PK-së në bashkëpunim me QKKTGJ-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Skocisë luan sot kundër Çekisë nga ora 15:00,…