Pjesëtarët serbë të Policisë në Zveçan, ende në detyrë

05 nëntor 2022 | 20:29

Zyrtarët policorë serbë të stacionuar në stacionin policor në Zveçan, kanë thënë se puna e tyre në ndërrimin aktual është duke vazhduar.

Ata, për Klan Kosovën thanë se nuk e kanë zhveshur uniformën pasi nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë të tillë nga askush.

Megjithatë, të njëjtit për televizionin kanë konfirmuar se pjesëtarët serbë të PK-së janë në terren pasi po mundohen të mos qëndrojnë në vende publike, pas situatës së krijuar në paraditen e sotme.

Kujtojmë se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga komunitetit serb në pjesën veriore të vendit, sot i kanë zhveshur uniformat publikisht për t’iu bashkuar agjendës politike të Listës Serbe.

Kreu i kësaj liste, Goran Rakiq, tha se është marrë vendim që serbët t’i lëshojnë postet e larta publike nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, e ka lënë…