Pjesëtari i FSK-së vetizolohet, të vëllanë e ka të infektuar me Covid 19
Komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Rrahman Rama, ka folur për mobilizimin e ushtrisë në rast se kërkohet nevoja për t’u përballur me koronavirusin. Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës është e gatshme të përballojë një situatë të jashtëzakonshme nëse ajo shpallet nga presidenti i Kosovës.
Rama ka treguar në Frontal se asnjë ushtar i FSK-së nuk është prekur nga virusi Covid 19, por tha se njëri prej tyre është në karantinë.
“Nuk kemi asnjë rast deri tash te pjesëtarët tanë. Dua ta njoftoj opinionin publik se rasti i fundit në Podujevë, vëllai i të infektuarit është pjesëtar i FSK-së. Është në karantinë në shtëpinë e vet. Nuk ka një sinjal ose ndonjë nevojë për tretman të veçantë. Jemi në kontakt, por ai nuk ka ndonjë shqetësim dhe shpresojmë të mos ketë”, ka thënë Rama.



