Pjetër Shala: Akuzat e Speciales, qesharake

19 prill 2021 | 15:44

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është paraqitur sot për herë të parë para Gjykatës Speciale.

Pas leximit të aktakuzës, Shala, i njohur me nofken “Ujku”, i ka mohuar të gjitha pikat e aktakuzës.

“Po i nderuar, i kuptova. Qesharake më duken”, ka thënë Shala, kur është pyetur nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, nëse i ka kuptuar akuzat të cilat i ngarkohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim shefin…