
Plagoset 27-vjeçari në Stanovc të Vushtrrisë, policia po e kërkon të dyshuarin
Ditën e sotme, rreth orës 18:00, është plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar në Stanovc të Vushtrrisë. Sipas mjekëve, viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja plumbash.
I dyshuari është duke u kërkuar nga policia, ndërsa rasti është hapur si “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 18:00, është pranuar informata se në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një rast plagosje nga arma e zjarrit.
Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale ,,Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”. Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka shtënë me armë.