 
                    Plagoset me armë zjarri një i ri në Korçë
                10 dhjetor 2023
                |  11:25
            
        Disa të rinj janë përfshirë në një sherr në ambientet e një lokali në Korçë.
Sipas policisë, si pasojë e këtij sherri, njëri prej tyre është plagosur me armë zjarri në këmbë, shkruan TCh.
Policia ka bërë të ditur se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        