Plagoset një grua në Istog
20 shkurt 2026
| 20:33
Një grua ka mbetur e plagosur sot në Istog.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Pejës.
“Sot, rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri. E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, kanë konfirmuar nga Policia e Pejës.



