
Plagoset një person në Vushtrri, dërgohet në QKUK
13 korrik 2025
| 09:40
Një burrë në Vushtrri është plagosur me armë zjarri derisa po e ruante një pronë private.
Rasti po hetohet.
“VRASJE NË TENTATIVË- Gojbulë, Vushtrri / 12.07.2025 – 20:59. Viktima m/k, nga persona të pa njohur është plagosur me armë zjarri, për deri sa ishte duke e ruajtur një pronë private. Viktima është dërguar në QKUK. Dy gëzhoja janë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar.”