Plagosja e rrëmbimi i serbit, Elshani: S’jemi shumë të sigurt a ndodhi në territorin tonë, s’jemi të sigurt çfarë ndodhi saktësisht

03 nëntor 2025 | 17:42

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se “çdo gjë duhet të verifikohet dhe provohet” për rastin e plagosjes dhe rrëmbimit të një qytetari serb në Leposaviq, për të cilin Policia paraprakisht lëshoi një njoftim për media.

Elshani tha në një lidhje direkte në Frontal në T7 se nuk janë “shumë të sigurt” nëse plagosja dhe rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.

“Duke marrë parasysh që tash është duke u zhvilluar një hetim, ne nuk mund të japim më shumë informacione, mirëpo nuk jemi shumë të sigurt a është në territorin tonë, a është në pikën zero, a është në territorin e Serbisë. Sepse është në atë zonë aty, sipas informacioneve që i kemi pranu. Policia është duke i zhvillu hetimet, kemi qenë atje, e kemi bërë shiqimin e vendit të ngjarjes, por më shumë nuk mund të flas sepse janë hetimet në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, tha ai.

Elshani tha se kanë intervistuar qytetarë dhe kanë mbledhur informacione që theksoi se “duhet të verifikohen”.

“Nuk jemi të sigurt çfarë saktë ka ndodhë në atë vend”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ivan Niniq, avokat në Serbi, ia ka bërë në X…