Plagosja në Pejë, Prokuroria: Po punohet në identifikimin e personave të dyshuar
11 janar 2026
| 12:36
Një person është plagosur sot me armë zjarri në Pejë.
Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar edhe Prokuroria.
Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë tha se po punohet për identifikimin e personave të dyshuar.
“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes bashkë edhe me policinë dhe njësite tjera relevante dhe po punohet intensivisht për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të dyshuar”, deklaroi Nikçi për Klankosova.tv.
Ai nuk bëri të ditur detaje tjera lidhur me ngjarjen.



