Plani disa pikësh i Biden: Marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, duke respektuar integritetin territorial

17 tetor 23:44

Kandidati për president të SHBA-së, Joe Biden, e ka publikuar një plan disa pikësh, ku ka shpalosur se do të duken marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën dhe Shqipërinë.

Në letrën e dërguar nga komiteti shqiptaro-amerikan thotë se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtar.

“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese – të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu Biden thotë se do të mbështesë dënimin e krimeve në Kosovë, dhe do të kërkojë drejtësi për të zhdukurit, duke përmendur edhe vëllezërit Bytyqi.

Pos tjerash, përmend edhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe hapat për integrimin në Bashkimin Evropian, përfshirë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Drenushë e trembur”, është kënga e re e publikuar nga…