Plas grushti në Tiranë në qendrat e numërimit

26 prill 2021 | 23:25

Një konfrontim fizik ka ndodhur mes të pranishmëve në shkollën “1 Maji” në Tiranë ku po bëhet numërimi i votave të Njësisë 30.

Siç shihet nga pamjet ka qenë mjaft e ashpër përplasja fizike dhe grushtat mes të përfshirëve në sherr.

Ata fillimisht e kanë nisur në formën e një debati, por më pas janë goditur me njëri-tjetrin me grushte, shkelma dhe më pas kanë përdoru dhe karriget.

Policia ka qenë prezentë në vendin e ngjarjes, por ka qenë e paaftë për të shuar sherrin, madje duke hasur vështirësi t’i ndajnë nga njëri-tjetri.

Video në link

https://www.facebook.com/watch/?v=978070809394618

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar të dhënat…