Plas keq mes Mirit dhe Mateos: “Do ta tregoj jashtë!” – debat që kalon çdo limit
Spektakli i mbrëmshëm ka sjell momente të nxehta brenda shtëpisë, ku protagonizëm të plotë morën banorët Miri dhe Mateo. Pas Prime-t, një debat mes tyre ka eskaluar, duke kaluar limitet e lojës dhe duke shkaktuar reagime të forta te publiku dhe rrjeti i prodhimit.
Gjatë përplasjes, Miri e ka kërcënuar Mateon, duke i thënë se do të “takohen jashtë”. Kur Mateo e pyeti nëse kjo ishte një kërcënim, Miri e ka pohuar hapur dhe ka përdorur fjalë të rënda, përfshirë referenca ndaj familjes së tij: “Jo ty, por kush të ka bërë ty dhe gjithë Shqipërinë”. Kur Mateo insistoi për shpjegim, Miri iu përgjigj shkurt: “Do ta tregoj jashtë”!
Video e debatit u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, duke shkaktuar indinjatë të madhe te ndjekësit. Shumë prej tyre kanë kërkuar ndërhyrje nga produksioni dhe shpalljen e një “Zarfi të zi”, një masë e parashikuar për situata që shkelin rregullat e respektit brenda shtëpisë.



