‘Play-off’-i fillon me ndeshjen Peja – Bashkimi

27 prill 2022 | 12:11

Në mesjavë fillon faza e “play-off”-it në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, ku zhvillohet sfida e parë çerekfinale.

Në takimin e parë do të përballen Peja dhe Bashkimi. Pejanët përfunduan në vendin e tretë me 18 fitore e dhjetë humbje, kurse prizrenasit në vendin e gjashtë me 12 fitore e 16 humbje.

Këto dy skuadra u përballën katër herë në edicionin e rregullt, ku tri herë fituan verdhezinjtë, kurse një herë portokallezinjtë. Pejanët janë të motivuar pasi fituan Ligën Unike dhe e duan trofeun e dytë, kurse prizrenasit shpresojnë të kualifikohen në gjysmëfinale. Sfida e dytë është ndërmjet Prizrenit 16 dhe Sigal Prishtinës, që pritet të jetë mjaft interesante.

Të dyja skuadrat përfunduan garat e rregullta me 15 fitore e 13 humbje. Në duelet direkte mes tyre, tri herë fituan prizrenasit, ndërsa një herë prishtinasit. Në gjysmëfinale kualifikohen skuadrat që shënojnë dy fitore.  Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Prizreni 16-Sigal Prishtina, kurse Trepça e pret fituesin e ndeshjes Peja-Bashkimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, thotë se qëllimi i Ndihmës…