
Play off-i i Mitrovicës – Arjan Tahiri pas një muaji përballet përsëri me Albin Kurtin e Faton Pecin
Zgjedhjet e 12 tetorit për qytetin e Mitrovicës së Jugut kanë prodhuar një rezultat jashtëzakonisht të ngushtë në mes të kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci.
Sipas të gjitha gjasave, gara mes tyre do të sqarohet pas balotazhit, meqë Arian Tahiri në këto zgjedhje, sipas rezultateve aktuale, renditet i pari me 48,07% të votave, i ndjekur nga Peci me 47.66 %.
Arian Tahiri i PDK-së ka marrë gjithsejtë 15 mijë e 278 vota, derisa Peci 15 mijë e 146.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani janë procesuar 104 vendvotime dhe kanë mbetur vetëm edhe pak vota për t’u numëruar.
Gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit dhe debateve që ishin organizuar, kandidati i VV-së, Faton Peci, ishte sjellë me arrogancë ndaj kandidatit të PDK-së, në përpjekjen e tij për ta konsideruar Tahirin si “outsider”.
Edhe Kurti në tubimin përmbyllës në Mitrovicë kishte eskaluar në ofendime ndaj Tahirit, duke e quajtur edhe si “Gomë rezervë”.
Përgjatë gjithë fushatës, kreu i LVV-së, Albin Kurti, aktvititetin e tij e kishte koncentruar në Mitrovicë duke i dhënë Pecit një përkrahje të madhe për zgjedhjet e 12 tetorit./Express