“Play-off”, nuk ka përballje Kosovë – Shqipëri

17 nëntor 2025 | 11:47

Tashmë është e konfirmuar që Kosova e Shqipëria nuk mund të përballen në plejofin e kualifikimeve për Botërorin 2026.

Me humbjen nga Anglia dhe fitoren e Ukrainës ndaj Islandës, Shqipëria është pa gjasa që të dalë në vazon e dytë.

Si Shqipëria ashtu edhe Kosova do të jenë në vazon e tretë dhe nuk mund të përballen mes tyre.

Kosova e Shqipëria do të jenë mysafire në ndeshjet gjysmëfinale të plejofit, marsin e ardhshëm.

Shorti për “play-off”, tërhiqet të enjten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës i mohoi kategorikisht pretendimet e mediave serbe…