
‘Plumbat s’i ndalën sepse në shpirt mbanin amanetin e lirisë’, OVLUÇK-ja përkujton të rënët e 6 qershorit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar sot më 6 qershor të rënët gjatë luftës çlirimtare.
OVLUÇK-ja ka theksuar se ata nuk i ndalën plumbat sepse “në shpirt mbanin amanetin e lirisë”.
Më 6 qershor, gjatë luftës çlirimtare kanë rënë dëshmorë: Shpend Malaj, Burim Mustafaj,Bejzat Krasniqi, Imer Krasniqi, Shaban Mazrekaj, Arsim Tahiri, Bajram Zekaj, Halim Qallapeku, Ramiz Bazaj, Sali Saramati dhe Xhevdet Krasniqi.
“Në këtë ditë të shenjtë kujtese, 6 qershorin, përkulemi me nderim e krenari para veprës së pavdekshme të bijve më të mirë të këtij vendi. Ata nuk i ndalën plumbat, as vuajtjet, as gjaku, sepse në shpirt mbanin amanetin e lirisë. Ata ranë, që ne të ngrihemi! Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i përkujton dhe nuk i harron kurrë trimat tanë”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.