Po bëhen gjashtë muaj që Kurti nuk i përgjigjet kërkesë së OVLUÇK-së për takim (dokument)

20 nëntor 2021 | 08:50

Ushtruesi i kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se janë bërë gjashtë muaj që kur kanë kërkuar takim zyrtar me kryeministrin Albin Kurti por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Klinaku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se asnjë kërkesë e OVLUÇK-së drejtuar qeverisë nuk është realizuar.

“Në takimin e parë me kryeministrin Kurti, kur ia patëm uruar edhe detyrën, përveç diskutimeve rreth çështjeve që i preokupojnë organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, nga ana e tij na u premtuan takime mujore”, ka shkruar Klinaku.

Postimi i plotë i tij:

Nuk kam dashur të flas gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale, që të mos ndikojë në rezultatin e asnjë partie politike.
Në takimin e parë me kryeministrin Kurti, kur ia patëm uruar edhe detyrën, përveç diskutimeve rreth çështjeve që i preokupojnë Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, nga ana e tij na u premtuan takime mujore.
U bënë gjashtë javë që kur kemi kërkuar takim zyrtar me kryeministrin e ende nuk ka asnjë përgjigje, edhe pse në fillim të javës thirrëm zyrën e tij në telefon për t’iu përkujtuar emailin e dërguar me 8 tetor 2021.
Asnjë kërkesë e OVL UÇK-së drejtuar qeverisë nuk është realizuar, e as kërkesa për rehabilitim të veteranëve në banja.
Siç e dini, krerët e luftëtarët e UÇK-së dhe krerët e OVL UÇK-së përballen me procese të padrejta gjyqësore në Hagë e ne ishim dhe jemi të preokupuar me këtë çështje, por me këtë duhet të preokupohet secili, për shkak se atje nuk janë për gjërat personale por të përgjithshme. Sa i përket kësaj, me Ministrinë e Drejtësisë kemi pasur dhe kemi raporte korrekte. Me ish ministrin Selim Selimi dhe ministren Albulena Haxhiu kemi qenë dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm. Ishin dhe janë të gatshëm të na takojnë në çdo kohë. I kanë kryer dhe vazhdojnë t’i kryejnë pagesat për mbrojtjen, të cilat i kanë me udhëzime administrative.
Për fund:
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që nga themelimi i saj, nuk është dorëzuar asnjëherë dhe nuk do të dorëzohet përballë asnjë sfide.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar edhe nominimet në Big Brother Albania VIP, derisa…