“Po bëhet një nga gjimnazet më të forta”: Rama merr pjesë në dorëzimin e librave falas të gjuhës gjermane në “Eqrem Çabej”

18 shtator 2025 | 19:13

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në dorëzimin e librave falas të gjuhës gjermane në gjimnazin “Eqrem Çabej”.

Në këtë gjimnaz, gjithashtu do të ketë edhe mësimdhënës shtesë të gjuhës gjermane.

“Libra shkollorë falas dhe mësimdhënës shtesë të Gjuhës Gjermane në gjimnazin “Eqrem Çabej”, ku Programi i Diplomës Gjermane (DSD) po sjell standarde të reja në arsim”, ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit theksoi se gjimnazi “Eqrem Çabej” po bëhet një nga gjimnazet më të forta të kryeqytetit.

“Falë përkushtimit të DKA në Kryeqytet, stafit, prindërve dhe nxënësve, “Eqrem Çabej” po bëhet një nga gjimnazet më të forta të Kryeqytetit. Faleminderit miqve tanë gjermanë, organizatës ZFA, për mbështetjen”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK’së pë kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka…