Po luanin bixhoz, policia arreston 13 persona në një lokal në Prizren

03 prill 2022 | 12:53

Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në rrugën “Njazi Alishani” në Prizren, në një lokal është duke u luajtur bixhoz.

Policia ka njoftuar se brenda lokalit me mbishkrimin “OBESSS”, kanë hasur personat të cilët kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra në një tavolinë.

Pronari ka deklaruar se disa persona kanë luajtur bixhoz, ku atij i kanë paguar nga 1 euro për një orë lojë.

Në lidhje me veprimet policore është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që të sekuestrohen sendet e gjetura në cilësinë e provave materiale.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, e konsultimi me Prokurorin Shtetit iniciohet Rasti “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndaj 13 personave, pronarit i lokalit S.G ndalohet për 48 ore me vendimin e prokurorit, ndërsa 12 të tjerë të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores së boksieri Florian Marku, i cili mbrojti ka…