Po mbahet apo s’po mbahet mësim sot, tregon kryetari i SBAShK-ut

30 nëntor 2020 | 09:10

Qeveria e Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë me dije se sot do të mbahet mësimi i rregullt në shkollat e Kosovës. Mirëpo me këtë vendim të ekzekutivit nuk po pajtohet SBAShK-u.

Në një përgjigje për Periskopi, kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahaman Jasharaj, ka thënë se janë duke mbledhur informacione nga terreni, por ai ka thënë se pret që të respektohet vendimi i tyre sepse, siç thotë, nuk është marrë kokë në vete.

“Ne kemi filluar të komunikojmë me kryetarët që i kemi në nivelet komunale. Tash po presim raportet prej tyre ta. Besoj se shumica absolute e punëtorëve të arsimit do ta respektojnë deklaratën e SBAShK-ut lidhur me ditën e sotme sepse kjo është bazuar në kalendarin e MASh-it. Besoj se kështu do të veprohet. Mund të ketë aty-këtu shkolla që mund të punojnë.

Mësimi nuk është duke u mbajtur, por po presim t’i konfirmojmë këtë informata. Besoj se vendimi i SBAShK-ut do të respektohet sepse atë deklaratë nuk e kemi dhënë kokë në vete, por e kemi dhënë duke u bazuar në telefonata të shumta dhe kërkesa”, ka thënë Jasharaj.

Më tutje ai ka thënë se pret nga mësimdhënësit që të jeni unikë si të kaluarën.

“Ashtu siç ishim unikë në të kaluarën do të jemi edhe tani”, u shpreh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkolla Fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë ka respektuar thirrjen e…