“Po na thonë erdh ai i huaji”, mërgimtari thotë se po ndjehen të huaj edhe në Kosovë edhe jashtë vendit

28 qershor 2021 | 18:44

Mehdi Zullufi, mërgimtar nga Suedia ka kritikuar subjektet politikeb që sipas tij nuk po punojnë për qytetarët, por për interesat e tyre.

Ndërsa, i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai po ashtu ka pasur kritika për mënyrën se si quhen të huaj bashkatdhetarët kur vizitojnë Kosovën.

Ai ka thënë se ndjehen si të huaj edhe në Kosovë edhe në Suedi.

“Ne jemi të huaj edhe në Kosovë edhe në diasporë. Unë jam i këtij vendi i takoj këtij vendi. Është gabim të thoni erdhën të huajt, ne jemi të Kosovës. Ne në Suedi jo që jemi më ndryshe, por shteti të edukon. Ne nga Suedia jemi pak më të edukuar se vendet tjera. Suedia është një vend më liberal”, ka thënë ai.

Ndërsa, ai ka deklaruar se Kosova po vazhdon të jetë një vend i varfër, ku bëhet luftë politike se kush po e dëmton tjetrin më shumë.

“Populli i Kosovës është shumë i mirë. Por Kosova është vend i varfër. Këtu po bëhet luftë politike kush po e dëmton tjetrin më shumë, nuk po punohet për interesat e vendit”, ka deklaruar ai.

Përndryshe, Zullufi ka folur edhe për vendimin për mbulimin e kartonit të gjelbër për bashkatdhetarët nga Qeveria e Kosovës.

Ai këtë vendim e ka vlerësuar të ngutshëm e të panevojshëm./Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja është kthyer në lojë në ndeshjen ndaj Kroacisë, pasi…