Po përballet me mungesë të ushqimeve, karburanteve, energjisë elektrike, por ka shpresë

05 korrik 2022 | 09:12

Kryeministri i sapoemëruar i Sri Lankës ka thënë duhet një vit e gjysmë për ta stabilizuar ekonominë e goditur nga kriza.

Ranil Wickremesinghe, kryeministri i sapoemëruar i Sri Lankës së goditur nga kriza, ka thënë se ka besim se mund ta kthejë ekonominë, por paralajmëroi se do të duhen 18 muaj përpara se të kthehet stabiliteti.

“Viti 2023 do të jetë i vështirë, por deri në vitin 2024 gjërat duhet të përmirësohen”, tha Wickremesinghe për Al Jazeera javën e kaluar [të enjten] në një intervistë dhënë në rezidencën e tij zyrtare në Colombo.

Lideri 73-vjeçar, i cili në maj u bë kryeministër për herë të gjashtë, tha se e mori detyrën në rrethana të jashtëzakonshme.

“Kemi pasur gati dy ditë pa qeveri; gjërat po dilnin jashtë kontrollit”, tha ai, duke kujtuar protestat masive për mungesën e karburantit dhe energjisë elektrike që detyruan Mahinda Rajapaksa, paraardhësin e tij dhe vëllain e Presidentit Gotabaya Rajapaksa, të jepnin dorëheqjen.

“Mendova ‘situata është e keqe, është vendi yt, kështu që nuk mund të mendosh nëse do të kesh sukses apo jo. Ju e merrni përsipër dhe punoni për të pasur sukses”, tha Wickremesinghe, i cili u takua me presidentin me kërkesë të disa deputetëve nga partia në pushtet.

“Kam besim se mund ta kthej ekonominë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Likoshan të Drenasit një vajzë një vjeçe ka…