‘Po përhap lajme pro Hamasit’! Izraeli kërkon mbylljen e rrjetit televiziv ‘AL JAZEERA’

15 tetor 2023 | 18:20

Ministri i Komunikimit i Izraelit tha se po kërkon miratimin e kabinetit për të mbyllur zyrën e rrjetit televiziv arab AL JAZEERA.

Lufta kundër rrjetit terrorist Hamas vijon ende tashmë prej më shumë se një jave.

Edhe pse vijon tensioni dhe situata e rëndë në Izrael, bombardimet në Gaza nuk janë ndalur.

Nga ana tjetër Ministri i Komunikimit i Izraelit tha se po kërkon miratimin e kabinetit për të mbyllur zyrën e rrjetit televiziv arab AL JAZEERA në vendin e tij.

Ai akuzoi stacionin e lajmeve të Katarit për nxitje pro-Hamasit dhe ekspozim të ushtarëve izraelitë ndaj një sulmi të mundshëm nga Gaza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin…