“Po përpiqeshin të më vrisnin”, këngëtarja e famshme hedh akuza të forta

24 shkurt 2022 | 16:34

Britney Spears u zotua të padisë ish-kompaninë e saj të menaxhimit të biznesit, duke thënë se u përpoqën ta vrisnin. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, këngëtarja me famë botërore bëri disa pretendime bombë kundër kreut të grupit të TriStar, Lou Taylor dhe ish-menaxheres së saj Robin Greenhill.

Spears pretendoi se babai i saj, Jamie Spears, adhuronte si themeluesen e Tri Star ashtu dhe bashkëpunëtoren e saj, Robin Greenhill. “Unë mendoj se ata po përpiqeshin të më vrisnin … Unë ende sot e kësaj dite besoj se kjo është pikërisht ajo që ata po përpiqeshin të bënin.”, ka shkruar këngëtarja.

Babai i saj punësoi Tri Star për menaxhimin e pasurisë së këngëtares menjëherë sapo nënshkroi marrëveshjen për kujdestarinë në vitin 2008. Kompania punoi me këngëtaren për më shumë se një dekadë përpara se të tërhiqej në vitin 2020. Gjykata i dha fund kujdestarisë në nëntor 2021 pasi Britney pas akuzoi babain për abuzim.

Britney Spears

“Askush tjetër nuk do të kishte jetuar atë që më bënë mua.”, tha më tej këngëtarja. Avokati i Taylor, Charles Harder, tha në një deklaratë për Page Six se pretendimet e Britney në Instagram ishin “tërësisht të rreme, si dhe shumë fyese, të dëmshme dhe të papranueshme”.

Britney Spears

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronarit rus të Chelseat, Roman Abramovich, thuhet se i është…