Po shtyn SHBA-në drejt luftës! Kush është gjenerali “Gorilla”, i cili po ndikon në vendimet e Trump?

19 qershor 2025 | 15:44

Gjenerali Michael Kurilla, një nga figurat më të forta dhe më të paepura të ushtrisë amerikane, është bërë lojtari kryesor që po shtyn Donald Trump drejt një ndërhyrjeje ushtarake kundër Iranit. I njohur si “Gorilla”, për shkak të stilit të tij të ashpër dhe prezencës dominuese, Gorilla është aktualisht në krye të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), duke luajtur një rol qendror në strategjinë amerikane në Lindjen e Mesme.

Burime të brendshme thonë se gati të gjitha kërkesat e tij për rritje të prezencës ushtarake në rajon janë përmbushur, edhe pse me rezerva nga figura më skeptike si zëvendësshefi i shtabit, Dan Caine. Por “Gorilla” ka fituar besimin e Trumpit dhe influencën tek figura të fuqishme si Pete Hegseth, duke e kthyer në një nga zërat më të fortë për veprim të menjëhershëm kundër Teheranit.

Kurilla është jo vetëm një strateg ushtarak, por edhe një figurë e vërtetë luftarake në vitin 2005, gjatë luftës në Irak, ai u plagos tre herë në një përplasje të ashpër, por vazhdoi të drejtonte trupat. Ky guxim i dha atij Medaljen e Yllit të Bronztë dhe reputacionin e një lideri të palëkundur.

Prej vitit 2022, ai ka koordinuar nga afër operacionet amerikane në Gaza dhe Liban pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, si dhe ka ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së Izraelit përballë kërcënimeve iraniane. Vizitat e tij të shpeshta në Tel Aviv kanë përforcuar aleancën ushtarake SHBA-Izrael.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kampioni i botës në Formula 1, Nico Rosberg, ka hedhur…