Po të donte LDK-ja koalicion me PDK-në e Listën Serbe, çdo mundësi e kemi

20 qershor 2025 | 08:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe.

Ai u shpreh se një shumicë qeverisëse do të ishte e mundur, por LDK-ja nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.

“Me lejoni që të jem shumë i kujdesshëm, për të mos rënduar politikisht askënd. Por, besoj që figura të tilla, përveç që janë paedukatë në shumicën e rasteve, kanë edhe mungesë shumë të theksuar të inteligjencës, sepse s’kanë kuptim çka flasin. Se po të donte të bënte LDK-ja koalicion me PDK-në e Listën Serbe, siç na thuhet deri tani, ne çdo mundësi e kemi, sot i kemi 70 vota” është shprehur Abdixhiku në Debat Plus.

Ai ka komentuar iniciativën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila më 12 maj dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, cilido qoftë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat izraelite rrëzuan disa dronë iranianë gjatë natës, ndërsa bombardimet…