​“Po të më quan mua dikush Bekë Serbia, nuk ia fali”, çka po paralajmëron anëtari i AAK-së

19 maj 2026 | 18:18

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka dalë në mbrojtje të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, lidhur me incidentin që ky i fundit pati javën e kaluar me kryetarin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani.

Në “Intervista Zgjedhore’ për KosovaPress, Berisha deklaroi se reagimet e ashpra ndaj ish gjeneralit të UÇK-së janë rezultat i gjuhës fyese dhe etiketimeve politike ndaj tij. Në këtë kontekst, politikani nga AAK i referohet përdorimit të shprehjes “Sami Serbia” për Lushtakun nga Mehani i Vetëvendosjes.

Berisha tha se po ta quante dikush atë “Bekë Serbia” do të vepronte njësoj siç veproi Lushtaku teksa shtoi se gjuha e përdorur në skenën politike po krijon tensione të rrezikshme, të cilat, sipas tij, mund të rezultojnë me pasoja serioze, nëse vazhdojnë.

“Kjo çështja në Skenderaj, Sami Serbia. Sami Serbia tani aty çka po jetë më veç, veç me u çu me rreh shuplaka, s’po jetë kurrgjë. Se arsyetoj dhunën kurrë. Veç po të kallëzoj se unë jam, edhe njëherë, nuk më ka hije, se unë edhe jam pajtues edhe e dua këtë vend, edhe kam qejf me i pa shqiptarët se kjo çoroditje ka me kaluar. Veçse ndoshta nesër më del mua dikush edhe më thotë Bekë Serbia. Tani unë aty nuk e fali”.

Do të veproni njëjtë? “Nuk kam çare se ty po të pështet për muri njeri kur po të thotë Serbia ose po të thotë dikush që, pse Serbia? A unë i kam defekte plot, unë i kam gabime për çdo ditë që i bëj. Ti përmendmi ato edhe na debatojmë për ato. Mirëpo në bazat, nëse jemi dalë me dhënë jetën për këtë vend, kush është ai që guxon me më thënë mua ashtu… E kur u bëmë ne kaq të kulturuar tash, domethënë liria e fjalës edhe çohet çdo farë matrapozi, çdo farë kastraveci që çohet edhe të ofendon”, thotë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Kaltrinë Lohaj,…