Po xhironin një videoklip, tetë modele përdhunohen nga 17 burra të armatosur

31 korrik 2022 | 20:01

Tetë modele janë përdhunuar në grup gjatë xhirimit të një videoje muzikore pasi 17 burra me kapuçë u shfaqën papritur në shesh duke qëlluar në ajër.

Grupi i vajzave ishte duke filmuar një video muzikore ungjillore në një minierë të braktisur në provincën Gauteng të Afrikës së Jugut.

Viktimat u përpoqën të iknin, por u ndaluan nga breshëri të shtënash në ajër.

Më pas ato u detyruan të shtriheshin, ndërsa një grup burrash që mbanin kapuçë u afruan.

Banda mori telefonat e tyre celularë, bizhuteritë, çantat, paratë dhe pajisjet e xhirimit përpara se t’i çonte në një zonë të pyllëzuar dhe t’i përdhunonte 10 herë secili.

Viktimat u përdhunuan 32 herë në total përpara se të arrinte policia e Afrikës së Jugut.

Policët nisën një përleshje me armë që vrau dy nga autorët dhe plagosi një tjetër. Pas shkëmbimit të zjarrit u arrestuan 65 persona që gërmonin pa leje në minierën e braktisur.

Modelet kishin ardhur nga Johanesburgu dhe ishin punësuar vetëm për një ditë. Policët gjetën armë zjarri pa leje, eksplozivë dhe sende që u përkisnin autorëve.

17 persona janë në arrati, megjithëse ministri i brendshëm Bheki Cele tha se 3 të dyshuar janë arrestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 30-vjeçar shqiptar, Erjon Selivrada është dënuar ditën e sotme…