“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin

19 mars 2026 | 02:38

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës në raport me komunitetin serb cenojnë sovranitetin e shtetit dhe lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, elementet e asaj marrëveshjeje, të cilat ai i cilësoi si “autonomi” apo vetmenaxhim, tashmë po zbatohen në terren përmes mekanizmave të ndryshëm, përfshirë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Krejt kjo që po bëhet është implementimi i autonomisë që është bërë në Ohër. Sepse të gjitha pjesët e autonomisë që janë pranuar në Ohër, vetmenaxhimit që është quajtur atje, janë tashmë në terren. E ke draftin e Asociacionit që është sjell prej BE-së, që ka thënë nuk guxoni me ndërru. Dhe ai draft thotë se do të ketë një arbitrazh në Bruksel që kur rroken Asociacioni me Qeverinë e Kosovës nuk shkojnë në gjykatë por në Bruksel”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, ai ka kritikuar edhe përdorimin e termit “vetmenaxhim”, duke pretenduar se ai po përdoret si zëvendësim për termin Asociacion.

“Pjesa e dytë janë dokumentet speciale, pasaportat që i ka njohur BE –ja me liberalizim të vizave për serbët në veri. Të tretin e ke Elektroserverin, e ke rrymën më lirë se këtu. E ke universitetin paralel që kanë më punuar këta që po iu japin leje, e ke shkolla dhe spitalet paralele, krejt pjesët tashmë janë në terren. Këtu tash vetëm duhet me kombinu edhe me iu vnu një kopurtunë juridike që me u themelu autonomia, ajo është Marrëveshja e Ohrit vetmenaximit, dhe Kurti e ka futur fjalën vetmenaxhim vetëm për me hek fjalën Asociacion”, ka deklaruar tutje ai në Debat Plus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Prezenca me shtatore e Komandantit Legjendar të UÇK-së,…