Pochetino: Ndeshja ndaj Marseille vlen më shumë se tri pikë

17 prill 14:33

Mauricio Pochentino ka thënë se ndeshja e xhiros 32 në Ligue 1, ndaj Marseille vlen më shumë se tri pikë.

Paris Saint Germain do të jenë nikoqir i Marseille në ndeshjen e xhiros 32 në ligën franceze.

Takim ky i vendit të parë në Ligue 1, PSG-së dhe atij të dytë Marseille.

Përpara ndeshjes ka folur edhe trajneri i PSG-së, Mauricio Pochetino. Ai ka thënë se kjo ndeshje vlen më shumë se tri pikët.

“Gjithmonë kjo ndeshje vlen shumë më tepër se tri pikë. Kjo është ndeshja e cila duhet fituar çdo sezon, për t`iu dhënë kënaqësi të madhe tifozëve”, ka thënë Pochetino.

Ndeshja në mes PSG – Marseille luhet në “Parc des Princes”, sonte me fillim nga ora 20:45.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antonio Rudiger i Chelsea është objektivi kryesor i Juventusit për…