Pochettino: Kur të thërret Reali, duhet ta dëgjoni

01 qershor 2018 | 15:02

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka dalë të jetë kandidati numër një për të zëvendësuar Zinedine Zidane në drejtimin e Real Madridit.

Madje, ai ka thënë se kur të thërret Reali, duhet të merret parasysh thirrja e tij.

“Kur t’ju thërrasë Real Madridi, ju duhet të dëgjoni. Edhe pse në këtë rast nuk varet nga unë. Unë sapo kam nënshkruar një kontratë të gjatë me Tottenham-in dhe jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Pochettino, raportojnë “The Guardian” dhe “El Confidencial”.

Pavarësisht kësaj ai ka thënë se është i lumtur në Tottenham. “Jam i lumtur në Tottenham sepse më lejojnë të punoj dhe jemi duke u rritur së bashku. Tani unë dua të përqendrohem në planifikimin e sezonit të ardhshëm dhe të mbahem nga të gjitha gjërat që po thuhen. Do të ketë shumë thashetheme, do të thuhen shumë gjëra, por nuk kam lajme nga Real Madridi. Unë jam duke punuar shumë mirë në Tottenham dhe është detyrimi im për t’u përqendruar në këtë. Nuk dua, as nuk mund të komentoj për Zidane, por ajo që ka bërë ai është padyshim shumë e madhe. Askush nuk ka fituar tri liga të kampionëve radhazi kohëve të fundit”, është shprehur Pochettino.

Zinedine Zidane të enjten ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit në Real Madrid.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, me rastin e…