Pochettino: Messi është lojtari më i mirë në botë

07 shkurt 2022 | 16:45

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, nuk ka dyshime se kush është lojtari më i mirë në botë.

PSG-ja mposhti me rezultat bindës (1-5) skuadrën e Lilles, derisa Lionel Messi shënoi dhe asistoi në këtë ndeshje. Pas ndeshjes, Pochettino lavdëroi lart Messin, duke e quajtur lojtari më i mirë në botë.

“Nuk kam dyshime, Leo është më i miri në botë. Si të gjithë të tjerët, i duhet kohë që të adaptohet. I duhet kohë të gjejë formën më të mirë, pas një muaji që nuk zhvilloi asnjë ndeshje shkaku i Covid-19. Është e rëndësishme që Messi të vazhdojë të jetë bashkëpunues”, ka thënë Pochettino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Raiffeisen Bank” i ka dërguar në Ukrainë të dhënat personale…