Podujeva s’mund të merret si barometër real për zgjedhjet parlamentare

01 dhjetor 2020 | 13:09

Analisti politik, Faton Avdullahu, ka bërë me dije se rezultati i zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës nuk mund të merren si barometër real për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur tri arsyeje se pse këto zgjedhje nuk mund të jenë barometër për zgjedhjet e parakohshme.

Postimi i plotë i Abdullahut:

Podujeva dhe VV-ja

Rezultatet e zgjedhjeve në Podujevë nuk mund të merren si barometër real për zgjedhjet parlamentare (qendrore) në Kosovë.

1) Sepse Podujeva nuk e vuri në sprovë  VV-n me atë në çka VV ishte dhe është më e dobta -proamerikanizmin e saj. Ndërkohë që kjo punë është vitale dhe arsyeja pse Qeveria Kurti është shkarkuar nga të gjithë të tjerët.

2) Sepse Podujeva nuk e vuri në sprovë mungesën e guximit të VV-së për tu ballafaquar me dialogun me Serbinë. Një kryeministër tutcan në këtë segment që nuk do të përlyhet vet për ta nxjerrë Kosovën nga lloqi, nuk bën ti lihet timoni i Kosovës në dorë.

3) Sepse Podujeva nuk e vuri në sprovë mungesën e prirjes së VV-s për të gjetur dhe ndërtuar raport konstruktiv me një partner tjetër politik. Pa këtë s’ka gjasa VV të krijoi një qeveri në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamilton, kampioni i F1 ka rezultuar pozitiv me COVID-19…